Kronikë

Paditi Veliajn për shpifje, Lulzim Basha paraqitet në GJKKO! Dështon seanca e parë pasi palët refuzuan pajtimin, përballja e radhës më 24 shtator

29 Korrik 2021, 09:27| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 12:33

  • Share

TIRANË-Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që i ka bërë për shpifje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit pati deklaruar se kryedemokrati u bë me 4 vila pas tërmetit. 

Në këtë seancë të parë të dyja palët refuzuan pajtimin, kështu që përballja do të shkojë në gjykim të drejtpërdrejtë. Ndërkohë që seanca e radhës është lënë për më 24 shtator. 

tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Çështja shkoi në GJKKO pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Ky vendim i Gjykatës së Lartë zgjidh problemin dhe është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?