Përmbytje në Turqi

Pas tërmetit, Turqia goditet nga një tjetër fatkeqësi! 14 persona humbin jetën nga përmbytjet në jug të vendit

15 Mars 2023, 19:22| Përditesimi: 15 Mars 2023, 19:27

  • Share

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Turqi, goditën dy rajonet që u shkatërruan nga tërmeti katastrofik i muajit të kaluar. Për pasojë 14 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.Viktimat në Sanliurfa përfshinin pesë shtetas sirianë trupat e të cilëve u gjetën brenda një apartamenti bodrum të përmbytur dhe dy persona të tjerë që vdiqën brenda një furgoni që ishte bllokuar në një nënkalim.

Ujërat e rrëmbyeshëm morën para banesa dhe makina të parkuara në rrugë.

Sipas mediave turke, raportohet se mes viktimave ka edhe persona që jetonin në çadra. Katër nga viktimat janë nga rajoni Sanliurfa, 50 km në veri të kufirit me Sirinë, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e dëmeve. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?