Bota

Pas temperaturave ekstreme, Kanadaja përfshihet nga flakët, më shumë se 130 vatra aktive zjarri

3 Korrik 2021, 10:00| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 11:20

  • Share

Pas një vale nxehtësie rekord më shumë se 130 vatra zjarri janë ndezur në Kanadanë perëndimore, të gjithat pas të paktën rreth 12,000 goditjeve të rrufeve një ditë më parë.

Goditjet e rrufesë në Kanadën Perëndimore gjatë dy ditëve të fundit u rritën gati dhjetë herë krahasuar me një vit më parë, shkaktuar pjesërisht nga një valë rekord nxehtësie.

Në përpjekje për të vënë zjarret nën kontroll qeveria federale do të dërgojë aeroplanë ushtarakë për të ndihmuarzjarrëfikësit në zonë.

Ministri i Sigurisë Publike Bill Blair tha se moti dhe zjarret po shfaqnin një ndikim "shkatërrues" dhe "të pashembullt" në British Columbia.

"Këto zjarre tregojnë se ne jemi në fazat më të hershme të asaj që premton të jetë një verë e gjatë dhe sfiduese," tha ai.

Ndërsa ditën e djeshme qindra persona duhet të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi fashtai Lytton u shkrumbua i tëri nga flakët.

Zjarret pritet të djegin deri në 100,000 hektarë deri në fund të fundjavës, thanë zyrtarëtb dhe një situatë e tillë pritet të zgjasë deri në fund të korrikut.

Mbi 1,300 shtëpi janë urdhëruar të evakuohen dhe ende nuk ka një bilanc të saktë sesa njerëz janë zhdukur.

Provinca e British Columbia është përfshirë nga temoperatura të jashtëzakonshme, e cila ka shkaktuar të paktën 719  viktima, 3-fishin e vdekjeve që përfshinte vendin në këtë periudhë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?