Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me homologun kroat Gordan Grliq Radman.
Gërvalla theksoi se kanë shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut dhe se presin nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre.
“Ne kemi trajtuar modelin e kemi parë, asnjë lloj asociacioni, mekanizimi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel Kushtetutën tonë dhe shkel funksionimin e shtetit tonë. Çfarë kemi parë në Bosnjë dhe Hercegovinë me serbët, nuk mund të ndodhë këtu. Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe nuk ka nevojë për një të dytë. Të gjitha modelet që kemi parë, kemi konstatuar se Kushtetua e Kosovës u jep shumë më shumë të drejta komuniteteve”, tha ministrja.
Ministrja po ashtu deklaroi me homologun kanë biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
G.MO/ReportTv.al“U pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë por që më në fund qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në janar 2024. E falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë për aplikimin në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës për anëtarësimin në BE për aplikimin e që ka filluar të marrë formë. Biseduam gjithashtu edhe për konsultimeve politike që do t’i kemi pas disa javësh”.- vijoi ajo.