Pas takimit me diplomatët evropianë, reagon Vuçiç: Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar

14 Shtator 2023, 11:12| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 11:16

  • Share

1694681081_Screenshot1.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas takimit me diplomatët evropianë i cili tha se bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiç, nga ora 9:00. Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.


Lajmi kryesor:

Përfundon pa sukses dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje! Vuçiç: Kurti i shmanget asociacionit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?