Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së Këshillit Politik

15 Shtator 2020, 16:53| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 16:56

  • Share

Ambasadorët kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili i LSI-së.

Pas takimit, opozita ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik.

"Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme" shkruhet në letrën zyrtare të dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Ndërkombëtarët bindin Bashën pas 60 min takim, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 10:00


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?