Pas Superkupës vjen edhe nisja e shkëlqyer e Ligës Unike, Flamurtari i vajzave mposht Bashkimin! Trajnerja Hasanaj: E rëndësishme ta nisnim kështu

9 Nëntor 2022, 12:14| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 15:00

  • Share

Flamurtari në basketboll për vajza e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin në Ligën Unike. Në sfidën kundër Bashkimit të Kosovës vlonjatet e udhëhoqën sfidën nga fillimi në fund, ndërsa katër periodat u mbyllën me rezultatin 82-70.

“Ta fillosh Ligën Unike me këtë ekip është shumë e rëndësishme dhe Akoma më shumë të kurorëzosh me fitore,”-deklaroi Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.

“E fituam së bashku me ekipin këtë ndeshje sepse ndryshe do ishte e pamundur. Mendoj se këtë vit do ia dalim në të dy trofetë, si në kampionat ashtu edhe në Ligën Unike,”-u shpreh Sofia Jacobson, basketbolliste e Flamurtarit.

“Në këtë moment Flamurtari është një ekip më i mirë se sa ne. Ka dy qendra shumë të mira dhe bënë aq 3 pikësha sa nuk duhet për një lojë serioze,”-tha Viktor Kovac, trajner i Bashkimit.

Ky duket një moment tejet pozitiv për Flamurtarin pasi pak ditë më parë fitoi Superkuën mbarëkombëtare, ndërsa Liga Unike është një kampionat me 6 skuadra, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?