Pas sulmit terrorist në klubin e natës, Norvegjia rrit nivelin e alarmit

26 Qershor 2022, 09:42| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 09:54

  • Share

Sulmi terrorist në një klub nate me 2 te vdekur dhe 21 te plagosur rende, ka vënë në alarm shtetin norvegjez I cili ka ngritur shkallë e gadishmërisë në 5 nga 3 që e kishte më parë përsa u përket terrorizmit

Shërbimi norvegjez i sigurisë ngriti nivelin më të lartë të alarmit të terrorit të vendit pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBTQ në qendër të Oslos, në prag të Paradës së Krenarisë të qytetit, e cila u anulua.

”Rreziku i një kërcënimi terrorist është jashtëzakonisht i lartë”, tha kreu i shërbimit të sigurisë PST, Roger Berg.

Berg tha se ngjarja, që shkaktoi dy të vdekur dhe plagosjen e të paktën 21 persona të tjerë, u konsiderua një sulm terrorist i motivuar nga islamistët.

Niveli i alarmit terrorist të Norvegjisë tani është pesë. Më parë ishin tre.

Personi i armatosur qëlloi brenda dhe rreth ”London pub”, një bar dhe klub nate që e cilëson veten si “selia e homoseksualëve” të Oslos që nga viti 1979.

Dëshmitarët thanë se panë një burrë me një çantë që mbërriti në vendngjarje, mori një armë dhe filloi të qëllonte.

Nga 21 personat e plagosur, policia tha se 10 ishin në gjendje të rëndë.

Një burrë që vdiq ishte rreth të 50-tave, tjetri në të 60-at.

Inspektori i policisë, Tore Soldal tha se sulmuesi ishte një shtetas norvegjez me origjinë iraniane. Ata gjetën një pistoletë dhe një pushkë automatike gjatë kontrollit në banesën e tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?