Pas suksesit të ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa nuk humb kohë, gati turin për vitin e ardhshëm

27 Nëntor 2023, 15:00| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 15:02

  • Share

Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime Grammy duke përfshirë atë të këngës së vitit për hitin që shërbeu edhe si kolonë zanore e filmit Barbie ‘Dance The Night’.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore duket se nuk do të ndalet këtu me sukseset saj, pasi po planifikon një tjetër tur, pas atij ‘Futur Nostalgia’.

Dua sipas medias britanike The Sun do ta nisë turin me një koncert në stadium. Ekipi i saj po punon për të publikuar datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.

“Dua do të jetë kudo në vitin 2024 ”, thotë një burim për gazetën britanike The Sun.

Mediat britanike thonë se përveç planeve për vitin 2024 pritet që ky vit të mbyllet edhe me disa projekte të reja që pritet të publikohen para fundvitit.

Gjatë turneut Future Nostalgia në vitin 2022 u realizuan 12 koncerte nëpër stadiumet e Mbretërisë së Bashkuar, si edhe koncerte në vende të tjera. Turi i Future Nostaligia u mbyll në Shqipëri.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?