Basha takon pedagogët: Plani mësimor u ndryshua në një kohë të shkurtër! Qeveria mund të sigurojë mbulim me internet! Do ndryshojmë ligjin për arsimin e lartë

2 Nëntor 2020, 16:30| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 20:50

  • Share

Pas takimit që zhvilloi me studentët mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa pedagogë të universiteteve të Shqipërisë. Sipas tij, plani i zhvillimit të mësimit u ndryshua për një kohë shumë të shkurtër dhe se sistemi arsimor, nuk ka asnjë kapacitet për zhvillimin e mësimit online.

"Sot duhet të ishit në mësim por fatkeqësisht nuk u zhvillua mësimi. Muaji ka pësuar rrjedhje tjetër pasi nuk do të ketë mësim në auditore por online sipas urdhërit të qeverisë. Jemi takuar me studentët për tema të ndryshme. Shqiptarët mund t'i cekin disa prej çështjeve. Sa i përgatitur është sistemi arsimor për mësimin online. Asgjë nuk është surprizë. Ndryshe nga marsi që pandemia na kapi papërgatitur. në informacionin që mora nga kolegët tuaj dhe studentët, nuk janë marrë masat e nevojshme. Plani u ndryshua brenda 72 orëve. Do të doja të flasim hapur me problematikën që kemi. Studentët i kam dëgjuar. Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Është humbur shumë kohë. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online" - tha Basha.

Gjatë kësaj mbledhje të zhvilluar tek biblioteka "Tirana Times", pedagogët u shprehën mbi problematikat që ato kanë hasur gjatë zhvillimit të procesit mësimor këtë vit. Sipas tyre, problematië më e madhe shfaqet në universitetet e rretheve, ku një prej pedagogëve paraqiti problemin e mosfunksionimit të platformave të mësimit online si dhe mungesës së mbulimit me internet.

"Universitetet në qytetet e tjera veç Tiranës, pa asnjë platformë mësimdhënieje. Studentët nga periferitë dhe zonat rurale nuk kanë internet, nuk marrin dot pjesë në mësimin online. Fakultete të shkencave të aplikuara nuk mund të zhvillojnë online orët e laboratorëve dhe praktikave. U detyruan të përsërisin leksionet gjatë verës. Komiteti Teknik nuk u konsultua fare me universitetet. Komiteti hodhi poshtë 3-4 muaj punë të pedagogëve. Universitetet akoma nuk kanë përshtatur oraret dhe kurrikulat për mësimin online. Një pjesë e studentëve nga Durrësi dhe Kruja jetojnë në çadra, pa asnjë mundësi pjesëmarrjeje në mësim online" - tha një prej pedagogëve.

Për këtë problematikë Basha u shpreh se ajo mund të zgjidhet shumë mirë nëse do të ketë një përpjekje serioze nga qeveria. Gjithashtu kryedemokrati shprehu dhe synimet e tij për sistemin arsimor nëse do të fitojë në zgjedhet e ardhshme.

Ai deklaroi se do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë dhe do ta zëvendësojë dhe se do ta çojë arsimin në një nivel të njëjtë me vendet e rajonit.

Ora 17:18
Basha: Me pak përpjekje nga qeveria, të gjithë studentët në Shqipëri mund të pajisen me internet

Kryedemokrati Basha në takimin me pedagogët u shpreh se mbulimi i internetit në të gjithë vendin është shumë e nevojshme dhe është e mundur nga qeveria shqiptare. Ai tha se me pak përpjekje, qeveria mund të arrijë marrëveshje me kompanitë celulare për të zhvilluar një paketë interneti të përshtatshme për të gjithë studentët.

"E mira është që pjesa dërrmuese e vendit ka mbulim me internet. Prej 5 javësh e kemi kërkuar. Qeveria ka detyrë për të buxhetuar. Kemi kërkuar që të mbulohen të gjitha investimet për studentët që kanë nevojë për mësimin online. E njëjta gjë vlen dhe për shpejtësinë e internetit për paketën që u ofrohet. të ketë një marrëveshje me kompanitë celulare. Ata vijnë nga një vit shumë i vështirë akademik.Rajoni i dëmtuar nga tërmeti, pandemia. Vijnë me shumë boshllëqe. Është detyrë e qeverisë për të përballuar. Ka buxhet për t'i përballuar. Por këta paguajnë shumë para për afera korruptive. Më pas kemi probleme në të gjitha sektorët e sidomos në shëndetësi. I gjithë sistemi shëndetësor ka dalë jashtë funksionit sepse menaxhimi i pandemisë ka dështuar. Po të ketë vullnet qeveria se buxhetin duhet ta dërgojë tek arsimi e tek ekonomia atëherë nuk do të ishim në këtë situatë. Vetëm me pak përpjekje do të kishim një paketë interneti për të gjithë studentët. Kanë vazhduar ta thellojnë borxhin. Kjo duhet të marrë fund" - tha Basha.

Ora 17:02
Basha: Do anulojmë dhe zëvendësojmë ligjin për arsimin e lartë! Brenda dy viteve do jemi në të njëjtin nivel me rajonin

Gjatë takimit me pedagogët, Lulzim Basha ka premtuar se në rast se do të vijë në pushtet, hapi i parë që do të ndërmarrë për arsimin është anulimi dhe zëvendësimi i ligjit aktual.

Ai deklaroi se brend 2 viteve të para do e çojnë sistemin arsimor në të njëjtin nivel me vendeve të rajonit.

"Ky diskutim ndodh në kuadrin e një emergjence. Dita e sotme do të kishte qenë një  ditë emergjence. Një nga hapat e parë është zëvendësimi i ligjit aktual me një ligj bashkëkohor të arsimit. E dyta që dua të theksoj është se asnjë politikë, program nuk ka efektivitet nëse nuk ka një investim apo financim. Kjo është arsyeja pse me anulimin e ligjit për arsimin e lartë, ne do të destinojmë mjete të mjaftueshme që brenda dy viteve të para, sistemi ynë të jetë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit" - tha Basha.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 02/11/2020 19:08

    Asgje nuk eshte ndryshuar o moster. Filloi vajza vitin e pare sot ne grupe, me program, ne platformen online. Ore mire keto zgjedhje jo e jo, po do te lere dhe kunati sa genjen

    Përgjigju
  • Teli: 02/11/2020 19:02

    Haha ky delja ngeli duke kopjuar strategjine e rames kur erdhi ne pushtet Po ka njeri ta beje krahasimin do jete kopjimi perfekt. Vetem qe kete nuk e beson dhe degjon njeri vertet. Haha.

    Përgjigju
  • STUDENTI: 02/11/2020 16:41

    OOO lulush neqe vajte tek universiteti regjistrohu dhe vazhdo nje kurs per arithmetike

    Përgjigju
    • Haha: 02/11/2020 17:31

      I modh je student

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?