Ardit Demiri

Emërohet drejtori i ri i postës shqiptare

26 Tetor 2022, 12:35| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 16:17

  • Share

TIRANË- Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare. Report Tv mëson se në kreu të Postës Shqiptare është vendosur Ardit Demiri, i cili zëvendëson në këtë post Nisa Kaltanjin. Kjo e fundit ishte komanduar pas shkarkimit të Bushati, por jo me vendim të Këshillit të Ministrave.

Demiri Prej 5 vitesh ka drejtuar degën rajonale të Elbasanit, më herët ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të zyrës së punës në Elbasan në vitet 2013-2017. Ndërkohë, vitin e fundit Demiri ka garuar për kryetarin e PS në Elbasan.

Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa nuk mundi të fitojë dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?