Foto ilustruese

Pas shfaqjes së koronavirusit, rekord lojtarësh në Counter-Strike, për herë të parë mbi 1 milionë online

25 Mars 2020, 18:34| Përditesimi: 25 Mars 2020, 18:41

  • Share

Koronavirusi ka sjellë vetëkarantinimin për një pjesë të madhe të botës dhe kjo ka ndikuar që lojërat online të luhen edhe më shumë gjatë këtyre ditëve.

Loja e famshme Counter-Strike ka arritur një shifër rekord të lojtarëve në të njëjtën kohë.

Saktësisht kjo lojë arriti kulmin kur në të njëjtën kohë ishin duke luajtur plotë 1,002,031 lojtarë sot, sipas statistikave zyrtare të Steam, duke e bërë  lojën më të njohur në Steam.

MOBA e Valve, Dota 2, aktualisht është loja e dytë më e popullarizuar në Steam, me një kulm prej 685.879 lojtarë, kurse Battle royale PUBG është në vendin e tretë me 525.462 lojtarë.

Duket se shpërthimi i koronavirusit ka kontribuar në rritjen rekord të kësaj loje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?