Pas sherrit, plagos korçarin me mjete prerëse! Policia në kërkim të autorit

12 Mars 2020, 22:45| Përditesimi: 12 Mars 2020, 22:49

  • Share

Një sherr për motive të dobëta mes dy personave ka çuar në plagosjen e një 35-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku 35-vjeçari Ervin Puhala është plagosur me mjete prerëse nga një tjetër person.

Këta të dy janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta që ka çuar në përdorimin e mjeteve prerëse nga autori, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Korçës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit i identifikuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?