Pas sherrit e mori peng në makinë/ Policia vë në pranga një 34-vjeçar nga Vlora

12 Nëntor 2020, 10:14| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 11:06

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë 34- vjeçari, M. D, pasi mbrëmjen e djeshme pas një sherri ka futur me force B.R,dhe e ka marrë peng në mjetin e tij

 Gjithashtu në pranga është vënë një 40- vjeçar nga Korça pasi ka qënë i dënuar nga Gjykata e Apelit për kundërshtim të punonjësve të policisë

Deklarata e Plotë e Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?