Pas SHBA-së, ambasadori i BE-së mesazh për drejtësinë: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj të pavarur nga politika

26 Qershor 2020, 10:56| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 10:59

  • Share

TIRANE-Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca shprehet se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që janë vërtetë të pavarur dhe të gatshëm që të rezistojnë nga presionet e politikës dhe medies. E ardhmja e gjyqësorit shqiptar, Soreca thotë se është në duart e Shkollës së Magjistraturës.

"Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë suksese të gjithë aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës.

Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe BE-në përkrah saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medieve” shkruan Soreca.

Dje ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim që bëri thirrje për qëndresë përballë sulmeve që sipas saj po i bëjnë sistemit të ri ata që nuk e duan, pasi kanë frikë prej saj.

Komento

Komente

  • populli: 26/06/2020 13:02

    Patjeter Zoti Soreca por do ishte e udhes qe perpara se te jepnit deklarata te informoheshit. Se pari shkolla e magjistratures ka mbi 20 vjet qe nxjerre studente.Ne 20 vitet e para per nje vend si gjyqatr apo prokuror konkurronin nga 10 deri ne 12 persona dhe jo si tani dy njerez e gjysem per nje vend. Pra cilesia e nxenesve ishte e shkelqyer dhe ne te shkonin me te miret. Se dyti shkolla e magjistratures u ngrit dhe monitorohej nga Be madje dhe provimi monitorohej ne 7 vitet e para prej tyre. Se treti vettingu ne fakt po le ne pune te gjithe kasten e vjeter ish hetues e gjyqatre te komunizmit te cilet qe do te thote me shpirt e zemer te kamikaze te PS si rasti dvorani me shoke. Prej vettingut po largohen vetem magjistratet dhe jo sepse nuk justifikonin pasurite por sepse nuk i DO PARTIA. pra edhe pse ju duhet ta mbani me dhembe kete reforme te deshtuar te pakten na kurseni komentet pozitive sepse per brezat e rinj po instaloni nje sistem teresisht te varur nga politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?