Pas SHBA edhe BE kundër
PD: Të zgjidhet prokurori i ri

7 Dhjetor 2017, 13:02| Përditesimi:

  • Share
Pas ambasadës së SHBA në Tiranë ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shqipërisë. Zyra e BE në Tiranë kërkon nga Kuvendi që të nisë procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri, të përkohshëm në përfundim të mandatit të Llallës.  

Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit” thotë BE.

Pak ditë më parë Report Tv siguroi një dokument të EURALIUS dhe OPDAT, që theksonin se me mbarimin e mandatit të Llallës duhet të zgjidhet një prokuror i përkohshëm.

Dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Por PD, e kundërshton një lëvizje të tillë duke kërkuar zgjatjen e mandatit të Llallës deri në krijimin e KLP. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?