Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e 'fundit' ruse me 3030 tonë grurë  

1 Mars 2022, 09:56| Përditesimi: 1 Mars 2022, 12:16

  • Share

Më 27 shkurt Shqipëria iu bashkua BE dhe SHBA për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë ku u ndalua çdo eksport dhe importe të mallrave. Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet kishte mbërritur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Anija ishte nisur 13 ditë më parë dhe mbërriti mëngjesin e 27 shkurtit.

Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.

Anija “Slavianka” që lundron në flamurin Rus, solli të dielën në Shqipëri një sasi gruri e cila është sa 1 % e importit të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 % e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 % erdhën nga Ukraina, sipas INSTAT.

Sanksionet që Shqipëria ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të sulmit që ajo po bën mbi Ukrainën janë të karakterit individual dhe ekonomik, në financë, energji, transport dhe teknologji.  Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur nga sot hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/03/2022 02:29

    /VIN/,sigurisht qe shqipot do hane bar,por do hane nga ai speciali qe rritej ne Lazarat me bekimin e Sales tend.Edhe kur e fyen ambasadoren, nuk je origjinal ,por kopjon Salen ne perdorim emrash?!Nuk cuditem qe Sala ju trajton si mish per top sa here i preken interesat.

    Përgjigju
  • iliri: 01/03/2022 14:17

    2 kg per çdo banor te shqiperise.

    Përgjigju
  • Vin: 01/03/2022 13:47

    Po sikur i vute embargo, mos e pranoni hani bar si ju the dhe kimetja

    Përgjigju
    • KodFjale: 01/03/2022 17:04

      ????

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?