Fotoja e postuar në instagram nga Aleksandër Vuçiç

Pas samitit në Norvegji, Vuçiç publikon foto nga restoranti në Beograd: Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski

17 Nëntor 2022, 20:51| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 21:43

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka postuar në instagramin e tij një foto të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim ku zbulon se po priste për darkë në Beograd kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Në postimin e bërë, Vuçiç e konsideroi Beogradin si qytetin e mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

Kryeministri, Edi Rama ndodhet aktualisht në Serbi, pas pjesëmarrjes në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku u ngrit ideja e një bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë.

Fotoja e postuar nga Vuçiç në instagram

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xnxn: 18/11/2022 00:54

    Sa mire serbi me te gjate, si vllai me vlla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?