Pas rrëzimit nga qeveria, Kurti paralajmëron tubim në Prishtinë

6 Qershor 2020, 22:32| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 20:08

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një tubim të premten më 12 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Albin Kurit me një postim në facebook, si pjesë e vendimeve të marra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti shkruan se ky tubim përkon me 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Vetëvendosjes, ndërsa shprehet se vijon mbledhja e firmave për peticionin "Duam Zgjedhje". Kurti është shprehur pro zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocion mosbesimi, por kjo u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese duke i dhënë të drejtën presidentit Thaçi për të mandatuar kryeministrin e ri Avdullah Hoti.

"Tubim në Sheshin "Skënderbeu", të premten me 12 qershor. Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet "Java e Lëvizjes", organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit "Duam Zgjedhje!" anembanë Kosovës...", shkruan Kurti.

Në lidhje me protestat qytetare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti i ftuar disa ditë më parë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" u shpreh se këtë do e vendos partia.

"Ne jemi një subjekt politik demokratik që bën diskutime të brendshme dhe i merr vendimet me shumicë. Vendosin organet e subjektit tonë politik, nuk vendos unë, as në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe as në cilësinë e kryetarit të një subjekti politik. Vendos Vetëvendosja që është fituese e zgjedhjeve", tha Kurti për gazetarin Ilir Babaramo.

Nuk dihet nëse tubimi i 12 qershorit i paralajmëruar nga Kurti, do të jetë protestë kundër rrëzimit të tij dhe mosmbajtjes së zgjedhjeve të reja të kërkuara nga Vetëvendosja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 08/06/2020 15:43

    E pa kuptushme se si u krejt vujtjet sakrificat e ster Gjysherve Gjysherve Prindve ton edhe thuja edhe tonat u harrun. Por si shihet tradhtia e keqperdorimi i posites i takon shqiptarve te pa ndershem. Per deri sa ne njeri tjetrin se respektojm nderojm e ta dojm kemi me mbet rober si gjithmon. Turp turp

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 07/06/2020 13:27

    E vetmja e vertete,eshte percarja ndershqiptare e veprimtareve partiak shqipetar."Kush thumi e kush patkoni,kali dathen".Ky eshte mjerimi I shqiptarve pas kaq shume vuajtjesh e skarificash per clirimin e atdheut dhe liri te shqiptarve,Fatkeqsishte kasta politike para kesaj eshte verbruar nga interesi personal dhe urrejtja ndaj rivaleve politike,te shendrruar ne armiq.fatkeqsisht populli-Sovrani, ne vend t'i pastroje keto mjegullira,me verberi te votimit, ndihmon kete thellim te shemtise se percarjes.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 07/06/2020 08:01

    Ku eshte lajmi ketu ?! Albin Kurti te vetmen pune qe di te beje eshte te gjuaje me gur dhe molotov institucionet dhe policet e Kosoves. Per fat e ndjekin dhe ushtaret e Vv qe e hedhin gurin edhe me larg. Tani per 3 vjet te njejten pune ka per te bere.

    Përgjigju
    • Arbëri: 07/06/2020 15:26

      Albini nuk gjuan me molorov , por gjuan me laps dhe argumena prandaj analfabetët e shitur nuk e duan ...!!!

  • Daniel: 07/06/2020 00:26

    Nuk ka shance ta bllokojne reformen zgjedhore parlamentaret e rinj...ne fakt do ishte mire ta bllokonin sepse kjo nuk eshte reforme por pazari i rradhes i tre grupeve te strukturuara kriminale PS-PD-LSI...mendoj se midis opozites parlamentare ka njerez qe duan vertet ndryshimin e sistemit zgjedhor, por tradhetohen nga disa te tjere te cilet kane shkuar ne parlament pa breke dhe kerkojne te dalin qe andej me vila 1 milion dollareshe, dhe nuk kane faj pasi nuk jane me te fisem deputetet dhe ministrat e PS-PD-LSI qe jane shnderruar ne miliardere pa punuar asnje dite...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?