Nikos Dendias dhe Anastas Janullatos

Pas takimit me Ramën, Metën e Bashën, Dendias e mbyll vizitën e tij në Shqipëri me Janullatos

21 Tetor 2020, 08:39| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 08:44

  • Share

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pas takimeve me politikanët shqiptarë me në fokus çështjen e detit dhe atë të ligjit të luftës mes dy vendeve, si duket vizitën e tij në vendin tonë do ta përfundojë me një takim me me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Dje takimi i parë i Dendias ishte me homologun e tij, ministrin Gent Cakaj. Pas takimit me Cakajn, ministri grek ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, ku në fund arritën në përfundimin se sa i përket çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës.

Takimi i rradhës ka qenë me presidentin Ilir Meta. Sa i përket çështjes së detit presidenti tha se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Takimi i fundit ditën e djeshme për Dendias ka qenë me kreun e PD Lulzim Basha.

Komento

Komente

  • Arbëri: 21/10/2020 10:20

    Ky është autori i shpërbërjes së Shqiparizmit, shtetasi i Ilir floririt...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?