Lukasheko

Pas Putinit edhe Lukashenko na fut në ‘listën e zezë’! Qeveria e Bjellorusisë miraton listën e vendeve armike, mes tyre dhe Shqipëria

8 Prill 2022, 10:25| Përditesimi: 8 Prill 2022, 10:29

  • Share

Qeveria bjelloruse ndjek shembullin e Rusisë. Mediat ruse raportojnë se Lukashenko ka miratuar një listë të "vendeve jomiqësore". Lista përfshin Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën. 

Sipas dekretit të qeverisë, vendet po ndërmarrin "veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse".

Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Përfshirë Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende dhe rajone të tjera.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/04/2022 11:25

    Pse cfare mund te priste Shqiperia nga ato vende qe votoi kunder tyre ? Ketu do veje nje buke me 1000 leke te reja dhe na rrofte nato dhe amerika

    Përgjigju
    • AltinTop: 09/04/2022 10:46

      Ti qe ankohesh per buken, nga iPhone i shkruan keto mo?

    • Mali: 08/04/2022 13:52

      Shko mor karagjoz merru me pune se nuk ben politika per ty!

  • LORA: 08/04/2022 10:57

    Lukashenko eshte jo-legjitim. Ia vodhi konkurentes se tij dhe u ngul ne fron prej putankes se Rusise. Keshtu qe i duhet te beje zagarin e tij permanent. Keqardhje per Popullin e Bjellorusise.

    Përgjigju
  • pet: 08/04/2022 10:49

    ne shqiperi ket vit do shkojn per pushime vetem maloket e londres edhe ata nuk mind te shkojn ne qofte se aviono nuk ka petrol

    Përgjigju
    • Elvis: 09/04/2022 23:59

      Kush jan dhe per ke e ke fjalen maloke????

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?