Protesta e gazetareve

Kronikë

Pas protestave tërhiqet Kuvendi, gazetarët fitojnë 'betejën' dhe tashmë do të jenë në seanca dhe mbledhjet e komisioneve

6 Korrik 2021, 16:13| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:18

  • Share

TIRANË-Gazetarët kanë fituar betejën. Pas vendimit të Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancës plenare, ka qenë po ky institucion i cili ka marrë një tjetër vendim. Reporterët e terrenit do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Ky ka qenë dokumenti që ka firmosur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr edhe nga vendimi që punonjësit e Gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar.

Kujtojmë se gazetarët e konsideruar si tentativë për të censuruar punën e tyre vendimin e mëparshëm të Kuvendit. Ata dolën në një protestë dhe u shprehen se ky është një vendim jashtë çdo logjike. Gazetarët bënë thirrje që iniciatorët të tërhiqen nga ky vendim pasi sipas tyre pengon punën e gazetarëve, të cilët kanë si mision të transmetojnë gjithçka që sheh vetë dhe jo atë që servir një institucion i caktuar shtetëror.

(Kliko këtu për ndryshimet ne Rregulloren per akredititmin, orientimin e masmedieve ne Kuvend)

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 06/07/2021 18:54

    Po kronikat e partive pse i pranoni te gatshme nga partite. Po per kete pse nuk protestoni ju gazetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?