Politikë

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, Meta kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj 'Rama 3'

13 Shtator 2021, 12:17| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 13:32

  • Share

TIRANË- Kur kanë kaluar më pak se 48 orë nga mbërritja e shkresës zyrtare të presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e kryeprokurorit Olsian Çela për të marrë informacion lidhur me 16 ministrat e rij të Edi Ramës, Report Tv ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta organi i akuzës ka deklaruar se "po, e kanë marrë shkresën dhe shumë shpejt do i kthejnë një përgjigje". Nga ana tjetër, mësohet se të gjitha prokurorive në varësi u është kërkuara informacion lidhur me këto emra nëse janë në hetim apo jo.

Nga ana tjetër, sot kreu i Shtetit i ka dërguar ditën e sotme po të njëjtat informacione edhe SPAK-ut, ku sipas Metës, i lind e drejta për të marrë informacione për punën e ministrave.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, përbërja e qeverisë së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje nga prokuroria lidhur me kërkesën e tij. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Rama ka vendosur të rikonfirmojë 10 ministra, ndërsa largohen Brace, Majko, Shalsi, Klosi, Gjonaj dhe Denaj.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3';

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?