Nita Latifi dhe Bledi Mane

Pas përplasjeve në rrjet, Bledi Mane përballet live me Nita Latifin: Marr kërcënime nga Kosova! Këngëtarja acarohet nga fjalori banal: A je normal?

28 Maj 2023, 19:09| Përditesimi: 28 Maj 2023, 19:16

  • Share

Gazetari Bledi Mane, i cili shprehu pëlqimin për Nita Latifin gjatë qëndrimit në Big Brother por me daljen jashtë kishin përplasje përmes rrjeteve sociale. Sot janë përballur live dhe Bledi Mane nuk është kursyer ndaj saj duke treguar edhe se ka marrë kërcënime

Bledi Mane: Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. Te instagrami im i bëra një dedikim që ia lexova, shumë miqsor, shumë të dashur, tha “Ç’të duhet ty?”, iku kjo. Unë merrem meme, Ronaldo po ashtu, ajo “Çtë duhet ty?”. Moj a jeni në terezi? Moj e kanë parë njerëzit 24 orë në TV me brekë, duke ngrënë, duke u larë…Jeni në terezi apo jo? Jo po “pse e bullizon se është femër, pse e bullizon se është kosovare, pse e bullizon se është artiste?” A jeni në terezi, a jo?

Nita Latifi: Kur do martohesh me Ronaldon?

Bledi Mane: Ose kemi ndonjë hendek arsimor dhe kulturor dhe unë nuk e kam kuptuar, ose zonja të fitojë pavarësinë se është 32 vjeçe edhe të bëjë lekë, ose lërë këngën dhe bëj punën e mësueses. 24 orë në kamera, puthu, përkëdhelu, ledhatohu, martohu…

Nita Latifi: Ej çfarë thotë ky, a je normal ti?

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?