Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla

Pas përplasjeve me ndërkombëtarët për tensionet në veri, qeveria e Kosovës nis lobimin në SHBA

15 Korrik 2023, 22:43| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 22:55

  • Share

Në një kohë ku marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtare si nga BE dhe nga SHBA, janë acaruar për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe mos gjetjes së dialogut me Serbinë, qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington D.C.

Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin e marrëveshjes mes qeverisë se Kosovës dhe kompanisë lobuese, për të cilën qeveria kosovare ka paguar 147 mijë euro. Kompania lobuese do të ofrojë këshilla strategjike për përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrata është nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz më 26 qershor dhe përfaqësuesit e kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj si dhe Afërdita Rakipit, Kryeshefe Ekzekutive. Sipas kontratës, marrëveshja  ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?