Foto ilustruese

Pas përfundimit të festave, emigrantët kthehen në Greqi, numër i madh i daljeve në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës

3 Janar 2023, 10:53| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:55

  • Share

Në pikat kufitare të vendit ka pasur lëvizje të shumta, kryesisht në drejtim të Greqisë. Në 48 orët e fundit përmes pikës kufitare të Kakavijës, janë larguar drejt Greqisë 5600 persona ndërsa kanë hyrë 2100 të tjerë.

Pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke ka punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2807 persona dhe kanë dalë 5759 të tjerë. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2832 persona dhe kanë dalë 3153 të tjerë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?