Pas pandemisë, “Jul Çezari”, shfaqja e parë që duartrokitet nga publiku në Teatrin e Arteve!

7 Korrik 2020, 16:52| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 17:30

  • Share

Shfaqja “Jul Cezari” me regji të Ivica Buljan u prezantua në Teatrin Veror Të Universitetit të Arteve. Teatri Eksperimental, bëhet kështu i pari institucion shtetëror në kryeqytet, që riktheu artistët pranë spektatorit pas mbylljes katërmujore, për shkak të pandemisë Covid 19, duke ruajtur rregullat e distancimit.

Në qendër të shfaqjes janë Republikanët, të cilët të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës, që kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki.

Ndonëse, me një shfaqje të ndërtuar mbi performancat e vet artistëve që krijojnë një spektakël, pa protagonist, skenografi apo elementë të tjerë klasikë artistët u folën spektatorëve me energjinë e tyre, duke e bërë kështu fabulën e veprës së shkruar në vitin 1599 nga Uilljam Shekspiri tejet emocionuese, teksa evidentonin gjatë vrasjes fizike të Cezarit apo edhe të instalimit të Republikës, luftën e vjetër sa vet bota, luftën për pushtet.

Regjisori kroat Ivica Buljan, i cili para një viti bashkëpunoi me Teatrin Eksperimental për këtë shfaqje,  nga “Nju Jork Times” është vlerësuar, si një ndër dhjetë regjisorët më të mirë të momentit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?