Pas operacionit, aktori Genci Fuga shfaqet me kolegët

12 Shtator 2023, 11:45| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 12:19

  • Share

Në fund të muajit korrik, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë.

Pas problemeve me shëndetin, duket se Genc Fuga ia ka dalë dhe sot gëzon shëndet të plotë.

Aktor i njohur, është shfaqur mes kolegëve dhe miqve pas ndërhyrjes kirurgjikale rreth një muaj më parë, pasi pësoi goditje në tru.

‘Me Genci Fugën, kolegun e mikun e mirë duke festuar për jetën! Mirëse erdhe Genc!’- shkruan deputetja Taulanda Jupi.

Një thirrje e dëshpëruar e një artisteje, për të gjetur 19 mijë euro për t’i shpëtuar jetën bashkëshortit të saj, një prej aktorëve më të vlerësuar për talentin në vend, Genci Fugës, hapi një debat të thellë për situatën ku gjendet sistemi shëndetësor në vend në këtë drejtim. Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kontribuan duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.

Report Tv denoncoi që në fillim monopolin e privatet për operacionet jetëshpëtuese dhe mungesën e vullnetit që ky shërbim t’i ofrohej qytetarëve nga shteti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?