Pas OBSH, ‘The Lancet’ tërheq studimin e anatemuar, rikthehet trajtimi i Covid me hidroksiklorin

5 Qershor 2020, 16:05| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 16:07

  • Share

The Lancet është një nga revistat më të vjetra dhe më të respektuara mjekësore në botë. Kohët e fundit, ata publikuan një artikull mbi pacientët me Covid që morën hidroksiklorinë me një përfundim të mprehtë: ilaçi rrit parregullsitë e rrahjeve të zemrës dhe ul nivelin e mbijetesës në spital.

Por tani ai studim i Lancet u tërhoq mbrapsht dhe u hoq tërësisht nga literatura, me kërkesën e tre autorëve të tij që “nuk mund të garantojnë më për vërtetësinë e burimeve të të dhënave primare”. Duke pasur parasysh seriozitetin e temës dhe pasojat e punimit, kjo është një nga tërheqjet me më shumë pasoja në historinë moderne.

Dje “The Guardian”, tha se OBSH-ja do të lejojë rifillimin e testeve klinike mbi ilaçin e përdorur kundër malarias e për të cilin shkencëtarët shpresojnë se mund të trajtojë Covid-19. Ishte vetë OBSH-ja që mbështetur në studimin e “The Lancet”, vendosi t’i ndalonte testime të tilla.

“The Guardian” nisi vetë një hetim, gjatë të cilit u vunë re mospërputhje të mëdha të dhënash. Gazeta prestigjioze britanike ngriti pyetjen sesi i mblodhi studimi të dhënat e 96,000 pacientëve në qindra spitale, në një kohë kur spitalet kryesore mohojnë të jenë lidhur me database-n e menaxhuar nga një kompani e quajtur Surgisphere, shefi ekzektutiv i të cilës, Dr Sapan Desai, rastis të jetë gjithashtu bashkëautor i “The Lancet”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?