Kate Middelton

FOTO/ Princesha Kate Middelton rishfaqet për herë të parë, pas ndërhyrjes kirurgjikale

5 Mars, 09:05| Përditesimi: 5 Mars, 09:44

  • Share

Pas rreth 3 muajsh pasi ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, paparacët kanë arritur që të kapin një foto të princeshës së Uellsit, Kate Middelton.

Revista e përjavshme “Chi” ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë të Princeshës së Uellsit pas operacionit, në makinë me nënën e saj Carole, ku princesha duket se është shëruar.

Pamjet tregojnë se Kate nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe në koma, siç mendohej ditët e fundit. 

Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni në janar dhe Buckingham Palace tha se rikuperimi i saj do të zgjasë deri në Pashkë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?