Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix në rrjete sociale: Jam me lot në sy (FOTO)

28 Shkurt 2022, 13:05| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 13:07

  • Share

Prej disa ditësh po përflitet se çifti i krijuar në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, nuk janë më bashkë. Ky lajm ka nisur që të qarkullojë menjëherë pas përfundimit të reality shoë-t, ku dyshja nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘folloë’-s nga të dy ata në “Instagram”. Por ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.

Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkruan në anglisht Beatrix.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?