Ceremonia mortore e teologut turk Muhammed Emin Sarac

Pas Malit të Zi dhe Serbisë edhe Turqia sfidon hapur COVID-19, mijëra qytetarë dhe Erdogan në ceremoninë mortore të teologut

22 Shkurt 2021, 14:14| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 14:27

  • Share

TURQI- Ceremonia mortore e teologut turk Muhammed Emin Sarac, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19 ka bashkuar në Stamboll mijëra persona duke thyer kështu masat anti-Covid.

Në Ceremoninë e mbajtur i pranishëm ishte dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ndonëse të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore për të luftuar pandeminë, atë të distancimit social.

Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij. i ndjeri ishte mik i afërt me Erdogan, ky i fundit nuk ka kursyer vlerësimet për të .

Sjellje të ngjashme kanë ndodhur më parë edhe në Mal të Zi dhe Serbi, pas vdekjes së krerëve të kishës ortodokse, duke shkaktuar valë të shumta reag`imësh.

Turqia regjistron 2.6 milionë të infektuar me koronavirus që nga nisja e pandemisë, 27 983 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që prej muajsh në vend ka shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokrati: 22/02/2021 20:10

    Shtete religjioze,me Kollona fetare,si Greqia Serbia e Mali Zi,ashtu edhe Turqia,ku ligjin e bën Kleri!..të gjitha të ndërtuara artificialisht nga Kleri në TRoje Autoktone Pellazgo Ilire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?