Pas largimit të rusëve nga Kherson, Zelensky: S’ka ujë e as energji elektrike

13 Nëntor 2022, 11:15| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 11:17

  • Share

1668194925_zelensky.JPG

Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kryesore në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, përpara se të tërhiqeshin. Ato që janë shkatërruar janë infrastruktura kritike si komunikacioni, uji, ngrohja, energjia elektrike, etj.

Kryebashkiaku i Kherson-it tha se situata humanitare është e rëndë për shkak të mungesës së ujit, ilaçeve dhe bukës, ndërsa banorët banorët festuan çlirimin e tyre në atë që Zelensky e quajti një “ditë historike”, raporton skynews.

Kryetari i bashkisë, Roman Holovnia u shpreh për mediat: “Qyteti ka një mungesë kritike, kryesisht të ujit. Aktualisht nuk ka mjaft ilaçe, nuk ka bukë të mjaftueshme sepse nuk mund të piqet: nuk ka energji elektrike”.

Zelensky shtoi se autoritetet në përpjekje për të stabilizuar rajonin, kanë trajtuar rreth 2,000 mina, tela dhe predha të pashpërthyera të mbetura nga rusët në largim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?