Pas vëzhgimit të Report Tv/Autoriteti i Konkurrencës: 'Megapharma' u përpoq të nxirrte farmacitë e tjera nga tregu, shpërnda vaksinën e gripit kudo, jo vetëm tek ‘Orange’

15 Tetor 2020, 13:46| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 19:09

  • Share

TIRANË-Vëzhgimin e Report Tv, e "vulosi" edhe Autoriteti i Konkurrencës. Në asnjë farmaci tjetër, përveçse "Orange", nuk e gjen vaksinën e gripit sezonal.

Pas hetimeve të nisura  nga muaji shtator, Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma", e vetmja që e disponon vaksinën, që ta shpërndajë atë në të gjitha farmacitë, dhe jo vetëm tek "Orange". Në këtë rrjet farmaceutik, në pronësi të Radim Hamzarajt, kushëri të ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili,  Megapharm ka 75 % të aksioneve. 

“Në rast të moszbatimit të vendimit ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës”, thuhet në vendimin e Konkurrencës.

Por sa do ta shmangë realisht ky urdhër problemin që Report Tv konstatoi prej javësh? Siç dhe vetë Autoriteti i Konkurrencës thotë, farmacitë e interesuara pranë Megapharma, kanë marrë përgjigjen se kjo depo nuk e ka vaksinën.

Nga inspektimi u konstatua gjithashtu se farmacitë e tjera deklarojnë se nuk posedojnë vaksinën, dhe se në të gjithë rastet e kërkesës për furnizim, gjatë fillimit të muajit tetor 2020, depoja e furnizimit “MEGAPHARMA”SHPK është shprehur se nuk disponon sasi për të kryer furnizimin e këtyre farmacive”, vijon vendimi.

Teksa pritet të shihet nëse ky urdhër do të reflektohet në rregullimin e konkurrencës së tregut, Megapharma është gjobitur me 1 milionë lekë, për një tjetër shkelje.

Sipas autoritetit të Konkurrencës, Megapharma në bashkëpunim me 23 depo të tjera, rritën çmimin e maskave dezinfektantëve, alkoolit dhe termometrave në periudhën kur shqiptarët rritën masivisht kërkesat në kulmin e pandemisë.

Në total vlera e gjobave  ndaj tyre është 34 milionë lekë për shtrenjtim të çmimit të maskave dhe alkoolit.

Ora 14:14
Monopolizuan tregun për maskat dhe dezifektantët, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmaceutike

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike për maskat, dezifektantët e alkoolin.

Kjo për shkak se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë rritur çmimet e këtyre produkteve të domosdoshme në kohë pandemie, duke monopolizuar  tregun. 10 prej tyre janë gjobitur me nga 1 mln lekë dhe 14 të tjera me nga 2 mln lekë.

Nëse do të vijojnë shkeljet, do të gjobiten sa 10% e xhiros vjetore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 15/10/2020 16:07

    Ju sekuestroni gjithcka kane dhe ju hiqni te drejten e ushtrimit te profesionit pergjithmone kjo eshte drejtesi jo u vendosni gjoba qesharake nderkohe kane bere miliona euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?