Pas lajmeve për 350.000 eurot
çmenden mediat e Shkëlzenit

1 Mars 2017, 18:00| Përditesimi:

  • Share
Lajmi i publikuar sot nga Shqiptarja.com mbi transaksionin me vlerë 350.000 euro, të kaluara në llogarinë e Shkëlzen Berishës midis viteve 2009 dhe 2010 për një shërbim ndërmjetësimi të paqenë për blerjen e një trualli në Porto Palermo, i lëshoi nga zinxhirët mediat e kontrolluara nga djali i ish-kryeministrit.

Dhe metoda e Shkëlzenit, që ua ka përcjellë gazetarëve të tij, është ajo që ai vetë e ka huazuar nga i jati: shpifja. Ja sot, në faqen kryesore të sajtit të familjes, madje me dy tituj brenda një ore kundër Carlo Bollinos, fajtor, sipas Shkëlzenit, se ka bërë punën e tij si gazetar.

Dhe kështu, dokumentave të publikuar nga Shqiptarja.com, Shkëlzeni u përgjigjet me dhunën e shpifjeve. Dhe ata këtë e quajnë liri të shtypit.  

syri

Faksimile e lajmeve të mediave të kontrolluara nga djali i ish-kryeministrit Berisha

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?