Filmi Barbie

Pas Kuvajtit edhe Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema

15 Gusht 2023, 14:57| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 15:03

  • Share

Pas Kuvajtit edhe Algjeria ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, me arsyetimin se disa skena të filmit bien ndesh me normat e moralit të shoqërisë.

Filmi Barbie, një ndër më të komentuarit e momentit, i cili ka thyer miliona shikime, është ndaluar të transmetohet edhe në Algjeri.Film që ka arritur të fitojë 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.

Kinema të ndryshme në të gjithë Algjerinë, ndaluan papritur transmetimin e Barbie-t, pa bërë të ditur arsyetim për mosshfaqje të tij.

Sakaq, mediat algjeriane shkruajnë se shfaqja e Barbie-t është tërhequr për shkak të shkeljes së parimeve morale.

“Algjeria është kundër transmetimit të Barbie-t, për shkak të skenave të filmit që janë për të rritur  dhe të homoseksualitet”, shkruajnë mediat.

Ndonëse filmi është mbështetur nga komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë) në gjithë botën, në film nuk ka referenca për marrëdhënie seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë.Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur.

Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon.Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të promovimit të homoseksualitetit.

Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?