Pas kushtëzimit të medias, Erdogan ndërhyn në progamet televizive! Masa për televizionet që shkelin vlerat turke

1 Shkurt 2022, 00:28| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 00:35

  • Share

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në një dalje publike të shtunën në Gazetën Zyrtare, tha se ka urdhëruar të merren masa kundrejtë televizoneve me përmbajtje të huaj në kundërshtim me vlerat themelore të Turqisë.

Sipas tij, vendimi synon të eleminojë efektet e dëmshme të programeve televizive që përfshijnë përmbajtje të huaj, filma e seriale me përmbajtje erotike si dhe LGBT, në mënyrë që 'të mbroje kulturën turke'.

Të gjitha masat paraprake do të merren kundër prodhimeve që ndikojnë negativisht në familje, fëmijët dhe të rinjtë, përmes ligjeve dhe kushtetutës turke. Fëmijët dhe të rinjtë do të mbrohen nga “mesazhet e përcjella përmes simboleve të caktuara”, thuhet në vendim.

Mbikëqyrësi i medias i Turqisë, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit, ka tashmë kompetenca të gjera dhe mund të gjobisë mediat ose të urdhërojë ndërprerje të përkohshme për kanalet televizive që janë kryesisht kritike ndaj qeverisë për shkeljen e vlerave turke. Ajo gjithashtu ka gjobitur kanalet për përmbajtje erotike ose LGBT.

 Shumica e kompanive mediatike në Turqi janë tashmë në pronësi të bizneseve pranë qeverisë konservatore dhe nacionaliste dhe ndjekin nga afër linjat e qeverisë.

Reporterët pa Kufij e renditin Turqinë në 153 nga 180 vende në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit të vitit 2021. Të paktën 34 punonjës të medias janë aktualisht pas hekurave, sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë.

Javën e kaluar, gazetarja e njohur Sedef Kabas u arrestua në pritje të gjyqit për fyerje të Erdoganit, pasi përmendi një fjalë të urtë në televizionin Tele 1 dhe rrjetet sociale që i referohej një kau. Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë ndjekur penalisht për fyerje të dyshuar të Erdoganit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?