Pas Korçës, qentë endacakë helmohen edhe në Lezhë, pamje të rënda të kafshëve të ngordhura në rrugë (VIDEO)

7 Shkurt 2022, 17:04| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 17:10

  • Share

Pas Korçës e Vlorës, duket se edhe Lezha ka menduar si 'zgjidhje' për problemin me qentë endacakë, helmimin e tyre. Pamje të rënda janë regjistruar në rrugët e qytetit e po ashtu edhe në shëtitore, ku shihen kafshët e ngordhura. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, teksa nuk dihet kush është shkaktari i këtij krimi, ndërsa nga bashkia nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë situatë.

Prej disa kohësh qentë endacakë janë kthyer në shqetësim në qytetin e Lezhës, ku nuk kane munguar dhe rastet që kane sulmuar qytetaret, duke ju shkaktuar dhe fraktura. Megjithatë, në mungesë të një zgjidhje, me i rëndë është fakti se qentë po helmohen masivisht.

E njëjta ngjarje u regjistrua edhe në Korçë disa javë më parë, ku një numër i madh qensh u gjetën të ngordhur nëpër rrugë, si pasojë e helmimit. Ngjarja ende nuk është zbardhur dhe nuk ka një autor për helmimin e kafshëve.

E njëjta pamje e trishtë është parë edhe disa muaj më parë në qytetin e Vlorës. Ishte vullnetarja Entela Guberaj ajo që ka denoncuar rastin makabër, e cila prej 8 vitesh merrte qentë nga rruga dhe i strehonte në këtë qendër, duke i dhënë ushqim dhe i adoptonte jashtë vendit. 9 qen nga kjo qendër janë helmuar dhe për pasojë kanë ngordhur, teksa në tokë është gjetur mish i grirë me helm. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/02/2022 01:53

    /LIKU/,jam dakord me ju.Qente po behen viktima te vendimeve te gabuara.Shteti mendon se me sterilizimin dhe vaksinimin u zgjidh problemi.E verteta eshte qe qeni prape eshte ne gjendje te kafshoje e te demtoje e te ndote neper rruge dhe asnje nuk mban pergjegjesi.Viktimat e kafshimeve te tyre,perfundojne ne spital dhe duhet te bejne vaksinat kunder terbimit,tetanozit,per te mos harruar ndonje qepje te mundeshme ne varesi te plages,si dhe traumen shpirterore e depresionin qe kalojne,qe mund te coje ne ndonje rast ne frike e deri ne fobi.Nuk duhet harruar zhurma e te lehurave te tyre si dhe imazhi negativ qe krijojme sidomos para turisteve qe kerkojme te na vine.Me tufat e qenve qe livadhisin neper rruge dukemi si vend i botes se 3-te e te 4-te.

    Përgjigju
  • Keta: 07/02/2022 18:11

    1 qen paska ngordhur, nderkohe qe rrugeve ka me qindra. Ku e pate helmimin ju?

    Përgjigju
  • Liku: 07/02/2022 17:25

    Njerezit qe merren me kujdesin e qenve duhet te marrin masa ti largojne nga rruga dhe ti sistemojne atje ku e kane vendin se tmerrojne njerezit, mbushin trotuaret me fekale pemet gjithe urine ne rruge levizin prinder me femije te vegjel qe kane frike te kalojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?