Pas konfirmimit të rastit të parë, edhe 3 të infektuar me ‘Florona’ në Maqedoninë e Veriut

6 Janar 2022, 10:48| Përditesimi: 6 Janar 2022, 10:50

  • Share

Pas konfirmimit të rastit të parë me ‘Florona’ ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar edhe 3 raste ndërsa pritet që numri të jetë edhe më i lartë.

Florona është emri i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe me grip stinor.

Tre rastet e tjera me Florona janë regjistruar në Shkup. Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme.

Të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,375 raste të reja me koronavirus ndërsa janë detektuar edhe 33 raste të reja me variantin Omicron duke çuar në 40 numrin e të infektuarave me këtë variant.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?