Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Politikë

Pas Kishës Katolike, edhe Komuniteti Mysliman apelon: Vota është e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet

15 Prill 2021, 20:19| Përditesimi: 15 Prill 2021, 20:49

  • Share

Pas apelit të Kishës Katolike në Shqipëri, edhe Komuniteti Mysliman ka reaguar për çështjen e shitblerjes së votës. KMSH apelon se vota është shumë e shtrenjtë ndaj ajo nuk duhet të shitet, as të blihet

"Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë! Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore.

Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proces tepër të rëndësishëm, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, neutral, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi.

Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte.  Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. 

VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet.  Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!

Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët! I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë", thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.

Ora 20:44
'Shitja apo blerja e votës, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin', Yuri Kim përshëndet apelin e KMSH

1581322725_youri.jpg

Apeli i Komunitetit Mysliman se vota është shumë e shtrenjtë ndaj ajo nuk duhet të shitet, as të blihet, është përshëndetur nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

"Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: “Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet”, shkruan Kim

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tana: 15/04/2021 20:34

    Tani qe foli kisha dhe xhamia, nuk do shiten e blihen më vota. Nese do kishin folur para cdo zgjedhje keta pseudofetare qe e kane mendjen te pine alkol e te hane mish derri, qe e kane mendjen te pedofilia, nuk do kishin shitur e blere vota, populli bageti aty ne Shqiperi? Largohuni o popull nga ai vend se nuk ka te ardhme. Parashikimet jane qe perseri ka per te plasur lufta civile ne Shqiperi per shkak te politikaneve bastarde qe jane atje dhe per shkak te popullit qe i shkon nga mbrapa si dele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?