Fasonët 'nxjerrin' Kryemadhin nga karantina: Qeveria të sigurojë paketë ekonomike për këto biznese

2 Maj 2020, 18:37| Përditesimi: 2 Maj 2020, 18:56

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka bërë asnjë deklaratë politike në këto 51 ditë karantinë të vendit. Por duket se heshtja ka marrë fund dhe Kryemadhi i është rikthyer akuzave politike duke u shprehur qartë 'të fitojmë kohën e humbur'.

Ajo ka zhvilluar një takim me biznesin fason dhe ka kërkuar mbështetjen e këtij biznesi pasi është gjeneratori i punësimit të mijëra qytetarëve. Kryemadhi akuzoi qeverinë se nuk mbështet këtë sektor duke i kërkuar një paketë urgjente ekonomike në mënyrë për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi

"Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik për sa i takon punësimit masiv që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenaxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta për sa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon. Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi. Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë", shprehet Kryemadhi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 03/05/2020 19:14

    Ja dhe Mona. Sa fasoneri ke zotrote ne pronesi me emra te trete?

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 03/05/2020 11:00

    Ku je o Mona na u tha llaoa?

    Përgjigju
  • Besitr87: 03/05/2020 08:48

    Ksaj nuk i digjet barku per shqiptaret por e ka hallin tek kto fasoneri qe jane ne pronesi te lsi dhe nuk jan pak.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 03/05/2020 00:39

    O zot na ndihmo nga keta perbindesha

    Përgjigju
  • Skane Turp .: 02/05/2020 23:25

    Vjedhin Burre e Grua,,poshtersojne nje Popull .Dhe bejne sikur Ju vjen keqe per Popullin . Turp ,,Po perke duhet te kene Turp keta ! Kure Turpin e kane ngrene qe 16 vjeve ..

    Përgjigju
  • Lefteri: 02/05/2020 22:52

    Karantine per opozitaret u jep kohe FUQI RILINDJES KRIMINALE qe po terrorizon Me burg popullin ne karantine OPOZITARE AKTIV SI KRYEMADHI SALJANI MURRIZI VOKSHI E TJER DUHET TE MOBILIZOJNE POPULLIN NE PROTESTA TE FUQISHME DERI NE PERMBYSJEN E QEVERISE

    Përgjigju
  • Karantiba: 02/05/2020 20:06

    Kane dale nga karantina te dy bajlozet? Leri te shkelin akoma ligjin se do bejne nje karantine te "lezetshme" sa me shpejt ne Rec,u urojme karantinim te "embel".

    Përgjigju
    • Te lumnte Dora..: 02/05/2020 23:21

      Hamin nje dite e me pare..

  • lavdosh: 02/05/2020 19:20

    Po keta sikur kerkonin mbylljen e te gjitha faconerive? Ndryshojne qendrim cdo dite, nuk e dijne cfare kerkojne

    Përgjigju
  • sali: 02/05/2020 19:18

    Fasonet jane krijuar nga Lsi kur ishte ne pushtet,do jete nanje kocke qe meret qe andej mos themi dhe bishti

    Përgjigju
  • Peci Pedofil Vasili: 02/05/2020 18:57

    Amon ma kap pak ate keshilltarin qe ka ne krahun e majte.. Mgjths majtas djathtas keto mbledh kjo lloj monstre... E paska hap lokalin e Leshelise me kafe dhe permbysje filxhani.Jalla moj Mona haha

    Përgjigju
    • Pse: 03/05/2020 06:41

      Po cfare eshte kjo ta di une nuk kuptova gje ish deputete e lshlise Edhe pastaj cfre pergjithesi ka kjo ik moj fallxhore zhduku nje her e mire cuditem qe paska lene liken vetem duke ikur msleve

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?