Me katror të kuq Edmond Spaho dhe Arbi Agalliu në mbledhjene komisionit të Ekonomisë

Pas kaosit në Kuvend, deputetët e Rithemelimit marrin pjesë në komisionet online

16 Nëntor 2023, 21:10| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 23:43

  • Share

Disa deputetë të Rithemelimit kanë marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare online ndonëse prej disa javësh kanë bërë kaos duke mos lejuar zhvillimin normal të Komisioneve por dhe të seancave plenare të Kuvendit.

Deputeti Edmond Spaho ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, që është zhvilluar online, kurse Bujar Çela ka marrë pjesë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Prej javësh opozita ka vijuar me skenar kaosi duke penguar zhvillimin e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare. Këto të fundit në pamundësi për t'u zhvilluar fizikisht kanë kaluar online. 

Me katror të kuq Edmond Spaho dhe Arbi Agalliu në mbledhjene komisionit të Ekonomisë

Me katror të kuq Bujar Çela

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?