Pas kalimit të tre pagave, naftëtarët e Ballshit vijojnë protestën: Të nis puna ose do futemi me forcë në uzinë

5 Mars 2020, 15:24| Përditesimi: 5 Mars 2020, 15:27

  • Share

FIER- Naftëtarët kanë vijuar protestën para uzinës së Ballshit për dy kushtet e tjera që janë rifillimi i punës në rafineri dhe kalimi i dy pagave të tjera të prapambetura. Punonjësit e uzinës mbyllën grevën e urisë ku qëndruan për 10 ditë pasi iu kaluan në bankë 3 nga 5 pagat e prapambetura. Ata kërkojnë edhe plotësimin e dy kushteve të tjera.

Naftëtarët janë shprehur se nëse nuk i kalojnë dhe 2 pagat e tjera të prapambetura do të futen me forcë në ambientet e rafinerisë.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 5 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

Ndërkohë e punonjësit e stacionit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik në Poçem i kanë lënë afat kompanisë 10 ditë për kalimin e 7 pagave nga 27 të prapambetura në të kundër do të rikthen sërish në grevë urie.

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit varen nga të njëjtat firma 'Bylys dhe Tosk Energji" te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe tek punonjësit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?