Pas Kadillit, edhe Ibsen Elezi zë kundër Kuvendit: Në Komisionin e përkohshëm të rithemelimit të parti ka sorosian e spiunë të shtetit, si u përzgjodhën?

11 Dhjetor 2021, 16:42| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 17:13

  • Share

 

Delegati Ibsen Elezi, në Kuvendi Kombëtarë të PD ka kritikuar listën me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD duke thënë se ka sorosian, spiun të shtetit, e sipas tij, i zbeh qëllimin për të cilën është thirrur ku Kuvend.

“Nuk dua t’ia humb shijen e mirë këtij Kuvendi, që ka nevojë për të përcjellë ndryshimin, por që e fullon zanafillën nëpërmjet emërimeve, u propozuar formalisht 30 vetë pa asnjë garë, pa asnjë procedurë, kur merr iniciativa të rëndësishme .Emrat kanë shumë rendësi, aty gjen sorosian e anti sorovian, 5-6 i di unë, aty brenda gjen edhe emra që kanë punuar spiun për sigurimin e shtetit, ka edhe emra të ndershëm për demokracinë, nga vjen dhe pse vjen, filtrat, ku janë filtrat e përzgjedhjes dhe kush e mori këtë përgjegjësi përsipër, janë filtra që kanë të bëjnë me figurën morale të çdo drejtuesi, pra përderisa kemi marrë këtë përgjegjësi për një PD ndryshe, këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë”, tha Elezi.


Lajmi kryesor:

Zërat kundër në Kuvend/ Kadilli: Vetëm nëse përjashtojmë Berishën nga gara nisim një rrugë të re! Elezi: Ka sorosianë e spiunë në Komisionin e Rithemelimit


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?