Bota

Pas Joe Biden, Zonja e Parë e SHBA rezulton me COVID-19

16 Gusht 2022, 17:04| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 17:16

  • Share

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ka rezultuar pozitive me COVD-19. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander.

"Zonja e Parë shfaqi simptoma. Ajo doli negative pas një testi të shpejtë të antigjenit, por nga testi PCR doli pozitiv" tha Elizabeth Alexander.

Jill Biden ka marër të dyja dozat e vaksinës anti-COVID dhe po trajtohet me ilaçin Paxlovid, të Pfizer. Një person i afërt me zonjën e parë i tha CNN të martën në mëngjes se Jill Biden ndihet mirë dhe ka simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme.

Zonja e Parë është 71 vjeç, duke e bërë atë zonjën e parë më të vjetër në historinë moderne amerikane. Kjo është hera e parë që Jill Biden infektohet me COVID-19. Pak javë më parë edhe presidenti Joe Bien ishte i infektuar me COVID-19. Presidenti Biden fillimisht rezultoi pozitiv me COVID-19 më 21 korrik. Ai u izolua ndërsa po merrte trajtim. Ai doli negativ më 27 korrik, megjithatë, më 30 korrik ai rezultoi sërish pozitiv me COVID-19 dhe më 7 gusht përfundimisht rezultoi negativ.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?