Kryeministri Edi Rama me Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Pas Izraelit, Rama shkon në Abu Dabi takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Energjia, turizmi, siguria dhe mbrojtja kibernetike, fokus i bisedës

25 Tetor 2022, 13:05| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 16:37

  • Share

Pas vizitës në Izrael Kryeministri Rama ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ka zhvilluar një takim me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga takimi, e ndërsa ka zbardhur edhe pikat kyçe të bisedës që ka pasur me Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, teksa ka pasur edhe një shkëmbim dhuratash. Rama i ka dhuruar Sheikut librin e tij të pikturave.

Një ditë më parë, Rama ka përmbylluar një vizitë 2-ditore në Jerusalem, ku është takuar me drejtuesit më të rëndësishmë të shtetit dhe politikës atje. 

Ora 16:25
Rama takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Energjia, turizmi, siguria dhe mbrojtja kibernetike, fokus i bisedave

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në fokus të diskutimeve ka qenë ecuria e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike

“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 25/10/2022 19:25

    Hahahaha ka shkua ta takoi financuesin serborus për Durrësin ky kriminel Edvin shkjau shqipfolës. Ky sheiku ishte në takim para pak javesh me Vucicin ku i dha 1 miliard euro serbis që të financoi në Durrës…! Ky km ështé tradhtar i pështirë

    Përgjigju
  • Bravo: 25/10/2022 17:29

    RAMA po sjell nafte dhe energji me cmim te lirë , bravo RAMA

    Përgjigju
  • Akb: 25/10/2022 15:55

    Një gjë është e sigurt. Të gjitha këto komente janë shkruar nga e njëjta dorë.

    Përgjigju
    • Ana: 25/10/2022 17:44

      Po eshte e njejta dore, jane te gjitha njesoj

  • Ada: 25/10/2022 14:24

    Na kane qendruar prane ne kohen e termetit dhe shpresoj te na qendrojne prane dhe ne sfiden qe po kalojme

    Përgjigju
  • Gazi: 25/10/2022 14:21

    Sa me shume marrveshje me vende te fuqishme aq me shume do ndikojne ne zhvillimin e vendit tone

    Përgjigju
  • goni11: 25/10/2022 13:48

    respekte o mbret

    Përgjigju
  • genci: 25/10/2022 13:33

    Sa mire kur shohim ket gje kaq te mire qe po behet nga dita ne dite...po krijohen marredhenie shume te mira me kedo dhe po krijojme miqesi te cilat neser do t na ndihmojne vertete shume

    Përgjigju
  • gezim: 25/10/2022 13:32

    Kur ishte koha per miq berisha i beri armiq por shyqyr sot edi rama po mundohet te bej akoma edhe me shume miq per vendin tone

    Përgjigju
  • jani: 25/10/2022 13:31

    Nuk ka kohe per pushim dhe ket po e tregoni mese miri z.kryeminister duke kryer takime te tilla pa rreshtur

    Përgjigju
  • Isi: 25/10/2022 13:27

    Duhet te mbahen sa me shume mardhenie te mira me vendet e tjera qe te zhvillohemi sa me shume

    Përgjigju
  • Jorgo: 25/10/2022 13:26

    Shqiperia dhe emiratet e bashkuara jane dy vende qe i kane ruajtur maredheniet e mira me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Rea: 25/10/2022 13:26

    Nuk ndalet ky rama vetem takime te tendesishme ben gjithashtu ruan mardhenie shume te mira me vendet e tjera

    Përgjigju
  • Odi: 25/10/2022 13:24

    Kan qen nje ndihme e madhe per ne pasi na ndihmuan qe te rregullojme banesa qe ishin demtuar nga termeti

    Përgjigju
  • Arber: 25/10/2022 13:24

    Takim pas takimi qe te kemi sa me shume bashkpunim sidomos ne kete koh te veshtir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?