Pas incidentit me Pekinin, Biden i del në krah Filipineve dhe bën paralajmërim të fortë: Jemi gati të luftojmë me Kinën

26 Tetor 2023, 11:32| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 11:34

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ushtria amerikane është e gatshme të luftojë Kinën në emër të Filipineve pasi anijet ushtarake nga dy vendet aziatike u përplasën pranë një ishulli të diskutueshëm dhe të papopulluar në Detin e Kinës Jugore.

“Marrëveshja e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara me Filipinet është e hekurt. Çdo sulm ndaj avionëve, anijeve ose forcave të armatosura filipinase do të aktivizojë traktatin tonë të mbrojtjes reciproke me Filipinet”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Pakti i mbrojtjes reciproke i vitit 1951 thotë se SHBA dhe Filipinet së bashku do të mbrohen kundër sulmeve të armatosura të jashtme, raporton NewYorkPost.

Të dielën, dy nga anijet ushtarake filipineze u përplasën me një anije kineze që u përpoq t’i bllokonte ato të zbarkonin në “Second Thomas Shoal”, ishull i cili ndodhet përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të anijeve. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?