Pas Icardit Interi gati t’i thotë lamtumirë edhe Perisic-it, Flick: Te Bayern-i i vlerësojnë cilësitë e tij

11 Qershor 2020, 16:28| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 16:29

  • Share

Një xhytje me kokë dhe një gol që i dha epërsinë e përkoshme Bayern-it në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt duket se ka bindur plotësisht ekipin baravrez të blejë Ivan Perisic, të huazuar për një sezon nga Interi.

Për shumën me të cilat skuadrat mund të bien dakord ende nuk është vendosur, pasi Bayern kërkon skonto për shkak të koronavirusit, në një kohë kur më herët opsioni për blerjen përfundimtare është vendosur 20 mln euro.

Sakaq është trajneri i Bayern-it Hansi Flick ai që bën të qartë se kroati shihet si i vlefshëm në skuadër: "Sa i përket të ardhmes së të gjithë në Bayern janë të vetëdijshëm për cilësitë e Ivanit, i cili siç thashë, i ka demonstruar edhe një herë në fushë."

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?