Politikë

Bullgaria pengon negociatat, Yanev: Jo ndërhyrje të jashtme mes nesh dhe Maqedonisë së Veriut! Rama: S'jemi këtu për të mbajtur anë, problemet mes dy miqve të zgjidhen me dialog

8 Qershor 2021, 21:02| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 01:01

  • Share

Mosmarrëveshja e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po pengon integrimin e kësaj të fundit në BE, por edhe të Shqipërisë duke qenë se procesi për hapjen e negociatave do të bëhet njëkohësisht për të dyja vendet. Edhe pse për Bullgarinë Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin ajo nuk pranon ndërhyrje nga jashtë, për zgjidhjen e problemit që ka me Maqedoninë e Veriut. Konflikti mes dy vendeve ka nisur pasi Bullgaria akuzon Maqedoninë e Veriut se ka vjedhur gjuhën dhe kulturën e saj.

Gjatë konferencës së përbashkët me Ramën, kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev, tha se e mbështet  integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndalur te fatet e ndërlidhura të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në BE, Yanev tha se mosmarrëveshja mes dy vendeve duhet të zgjidhet nga veta ata, pa përfshirjen e palëve të treta nga jashtë. Ndërkaq ai theksoi se diskutimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndikojnë në ecurinë e dy vendeve në BE. 

Problemet mes dy vendeve, kryeministri Rama tha se duhet të zgjidhen duke dialoguar, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk mban anën e asnjërës. Ai u ka  bërë thirrje të dyjave palëve që të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje. I pyetur për mosnjohjen e Kosovës nga Serbia, Rama tha se duhet "ta kishte njohur shumë kohë më parë". "Çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë çka është gjëja e duhur për t’u bërë, por shpresoj që përmes dialogut njohja e ndërsjellë do të vijë”, tha Rama. Në fund kryeministri Yanev deklaroi se Bullgaria e vlerëson shumë Shqipërinë dhe rolin e tyre në integrimin e pakicave bullgare.

Kjo ishte vizita e dytë e kryeministrit Rama, pas asaj në Hungari ku edhe atje mori mbështetje të plotë për integrimin e vendit në BE. Kryeministri Hungarez Viktor Arban, tha se Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera.

 

VIDEO-KONFERENCA

Ora 21:22
Bullgaria pengon integrimin e Maqedonisë, Rama: Problemet mes dy miqve duhet të zgjidhen mes tyre duke dialoguar, nuk jemi këtu për të mbajtur anë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është këtu për të mbajtur anë në lidhje me Bullgarinë apo Maqedoninë e veriut, por tha se dy vendet, dy miqtë e Shqipërisë duhet të ulën të dialogojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje me njëra-tjetrën. Rama tha se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që ndikon në integrimin e saj në BE.

“Do të thoja po është shumë e rëndësishme për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur dhe jemi të vëtëdijshëm që është një çështje e ndjeshme këtu, por jemi të përfshirë këtu në mënyrë të pavullnetshme pasi të dy vendet po presin vendimin e BE për çeljen formalisht për negociatat e bisedimeve, por siç janë gjërat besoj fort që midis dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të komunikimin dhe dialoguar dhe për ta zgjidhur së bashku. Ka kaq shumë gjëra që  bëjnë të dy vendet të afërta për një të ardhëm të përbashkët e pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje dhe besojë fort se mund të tejkalohet. Shqipëria është duke e respektuar këtë , aktualisht po ecim njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut po shtrohet pyetja sa kohë do të kërkohet kjo çështje. Është e qartë që kemi përmbushur të gjitha kushtet  dhe do të respektojmë të dy miqtë që duhet ta zgjidhin këtë. Besoj fort se mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve pasi të gjithë të tjetër mund të ndihmojnë, por nuk besoj se të tjetër mund të zëvendësojnë atë që  të dyja palët mund të zgjidhin. Ne nuk jemi këtu për të mbajtur anë, por dialogu mes dy vendeve mund të çojë në një zgjidhje”, tha Rama.

Rama foli edhe për pakicat bullgare në Shqipëri, ku tha se të drejtat e pakicës respektohen sipas të gjitha standardeve të BE dhe se kjo pakicë është e integruar në jetën e vendit.

“Nga ana tjetër faleminderit për nënvizimin e faktit se Shqipëria është një vend model për trajtimin e pakicave dhe ndjehemi shumë mirë që pas një nisme të marrë nga vetë ne disa vite më parë për pakicat ku u ngrit në një nivel i ekselencës në përputhje me parimet dhe standarde e këshillit të europës dhe BE dhe në këtë kontest më vjen mirë që vë re se sa herë takohem me miq nga Bullgaria të gjithë nënvizojnë faktin se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe është plotësisht e integruar dhe është në lirinë e vetë për të kultivuar atë pjesë të trashëgimisë për ta përcjellë nga brezi në brez”, tha Rama.

Ora 21:13
Kryeministri Bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE! Duhet të gjejmë rrugën e dialogut me Maqedoninë e Veriut, ndërhyrja e jashtme jo e mirë

Kryeministri i Bullgarisë Stefan Yanev tha se Bullgaria e mvbështet Shqipërinë një integrimin e saj në BE. Sa i përket . Kurse për Maqedoninë e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu, por theksoi se nuk duhet të ketë ndërhyrje të jashtme.

"Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëneiet dupalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë sik shembull si mundt ë zhvillohen marrëdhëniet. Skemi ccështje të hapura që nevojiten diskutim serioz apo zgjidhje.

Po punojmë zgjidhjet njanë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

Të mos mendojmë se bullgaria po bën diccka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërisnë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket maqedonisë së veriut është pikërisht kjo pozitë që bullgaria e mbron. Kjo vërteton se ccështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si bullgaria dhe maqedonia duhet të gjejnë rrugënn e dialogut", tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?