Pas helmimit/ Kritiku i Kremlinit, Navalny lë spitalin! Mjekët: Shërimi i plotë i mundshëm

23 Shtator 2020, 13:48| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 13:50

  • Share

Kryeopozitari rus Aleksei Navalny ka dalë nga spitali Charité në Berlin, 32 ditë pasi u trajtua nga mjekët, të cilët përmes një deklarate njoftuan se "gjendja e pacientit është përmirësuar"

Navalny u ndje keq teksa ishte duke udhëtuar me vion nga Siberia për në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Sipas mjekëve dhe autoriteteve gjermane ai ishte helmuar me një agjent nervor të grupit Novichok.

Bazuar në progresin dhe kushtet aktuale ", shpjeguan mjekët e spitalit të Berlinit," shërimi i tij i plotë është i mundur.

Ata u shprehën gjithashtu se "Megjithatë, është ende herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë".

Rusia ka hedhur poshtë çdo pretendimet se ajo është disi e përfshirë në helmimin e kryeopozitarit dhe ka refuzuar hapjen e hetimeve siç po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare. 

Ishte vetë Kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që insistoi që Moska të "ndriçojë" ngjarjen kurse presidenti francez Macron e ka quajtur "vrasje në tentativë". 

Lideri opozitar Navalny, është propozuar si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, nga profesorët  e Universitetit Rutgers të Nju Xhersit.

“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” - deklaruan profesorët amerikanë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?